Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, ka reaguar pas humbjes së rëndë nga Turqia me rezultat minimale 0-1 në ndeshje ne play offit për Kupën e Botës.
Portieri i Sassuolo-s ka bërë një postim emocional në rrjete sociale, ndërsa shënoi se koha e Dardanëve do të vie,
Portieri i Kosovës, Aro Muric ka reaguar pas humbjes së rëndë në finalen e play-offit nga Turqia.
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe të hyj në fushë me lojtarë kaq të patrembur dhe të bashkuar. Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe unë dua të falëndërojë të gjithë në shtëpi dhe anembanë botës për besimin dhe përkrahjen. Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por çka kemi arritur, shkon përtej rezultateve. Ne u kemi dhënë njerëzve tonë shpresë përsëri. Për gjeneratën e ardhshme ky është vetëm fillimi. Ëndërrojmë shumë, punojmë më shumë dhe vazhdojmë të besojmë. Koha jonë do të vijë”, ishte përshkrimi i Muric

