OVL: Shqetësuese raportimet se Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK’së, veprim që gërryen besimin në paanshmëri

by Nexhat

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka deklaruar se po i sheh me shqetësim ‘’ raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së’’.

OVL ka thënë edhe se, ky veprim ‘’braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim’’.

banner

Ndryshe, më herët u raportua nga Klan Kosova se Gjykata Speciale është duke grumbulluar  të dhëna mbi pronat dhe pasurinë e tyre e ish-krerëve të UÇK’së.

Reagimi i plotë i OVL-UÇK’së:

OVL UÇK, i sheh me shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Vlerësimi i këtyre pasurive nuk është thjesht një hap procedural.

Përkundrazi, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim.

Veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy