Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të protestojnë kundër padrejtësive.
Kriza e naftës, rritja e çmimeve të karburanteve, thotë Berisha është një shkak madhor për t’u përballur me këtë qeveri deri në rrëzimin e saj.
Sigurisht që janë përgatitur ligjet dhe amendamentet për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë edhe në akcizë. Dhe ndërhyrja është shumë e domosdoshme sepse e vërteta është që kjo krizë energjie, e krijuar nga lufta në Lindje të Mesme, nuk mund të parashikohet. Dhe në fakt po të kemi parasysh gjeografinë e naftës, i intereson shumë Europës, është importues nga ajo zonë Europa, importues kryesor dhe kushtet në të cilat Rusia në armiqësi dhe në luftë kundër Europës. Pra, kjo është një krizë ndaj të cilës duhet qëndruar me vendosmërinë më të madhe.
Ne do dërgojmë në parlament, dhe shanset janë joreale që aty të prevalojë arsyeja, por përsëri unë ftoj qytetarët që kanë automjete, ftoj fermerët që nuk punojnë dot tokën, ftoj ata pensionistët që nuk përballojnë dot çmimet të ngrihemi në revolta të fuqishme. Edi Rama, në akt të paprecedent mbylli dyert drejtësisë për të ndëshkuar korrupsionin.
Nxorri veten dhe qeverinë mbi ligjin me aktet, të cilat janë me pasoja shumë shumë të rënda për një vend. Dhe në këtë kuadër, mbetet vetëm revolta jonë. Dhe çmimi i naftës është absolutisht një shkak madhor për t’u përballur me këtë qeveri gjer në rrëzimin e saj”, tha Berisha

