Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me përfundimin e mandatit të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se Osmani po e përfundon mandatin me ‘’plot suksese në politikën e jashtme’’.
Tahiri, po ashtu ka thënë se Osmani ka lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë, përcjell Gazeta Express.
Postimi:
Presidentja Vjosa Osmani po përfundon mandatin e saj 5 vjeçar në shërbim të Republikës, plot suksese si në politikën e jashtme por edhe duke lënë trashëgimi të pasur politike në Presidencë. Mbrëmë isha i nderuar të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Presidentja Osmani ku takova miq të mirë me të cilët punova në vitet 2006-2016 në ZPRK!
Kjo nuk është lamutumirë, por shihemi në sfidën e radhës!

