Sot, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur sot në Kuvend për çmimin e naftës ku ka thënë se kudo që qytetarët shohin çmim më të lartë se ky çmim, duhet ta raportojnë.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila ka thënë se, Kusari ka treguar që nuk ka as ‘’fuqi as dijeni me nxjerr prej situatës’’ Kosovën,
‘’Aq mirë i ka menaxhu marzhat sa u dashtë me bë thirrje në media, kush e sheh çmimin më shumë se 1.83 le ta raporton. Qysh ministri ton këtë kohë e kemi humbur na, normal unë nuk t’besoj hiç, por tjerët, tu mëndu që ti mundesh me punu me marzha edhe me i kontrollu. Sot ka dalë që ti marzhat nuk i kontroll hiç. Kjo paaftësi kallzon që përtej votave nuk ki fuqi as dijeni me nxjerr prej situatë këtë vend ku është.

