Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në fshatin Llugë të Podujevës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë”.
“Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në konfirmim.

