Drita fiton dhe rikthehet në krye, barazim mes Drenicës dhe Prishtinës

by Nexhat

Drita ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-0, duke u rikthyer në vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës. E Drenica dhe Prishtina janë ndarë baras. Të dyja ndeshjet kanë takuar javës së njëzet e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Skuadra nga Gjilani ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e dytë me golin e Blerton Sheji, ndërsa fitoren e ka vulosur Kristal Abazaj në minutën e gjashtëdhjetë e pestë. Pas kësaj fitore, Drita kryeson tabelën me pesëdhjetë e një pikë.

banner

Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Prishtina kanë ndarë pikët pas një barazimi dramatik 2-2 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Drenica ka kaluar e para në epërsi në minutën e tridhjetë me golin e Ronaldos nga penalltia, e akorduar pas ndërhyrjes së Dren Zeqiri dhe rishikimit me VAR nga gjyqtari Genc Nuza.

Prishtina ka reaguar në pjesën e dytë, ku Mario Ilievski e ka barazuar në minutën e pesëdhjetë pas asistimit të Leotrim Kryeziu, gol që është pranuar pas rishikimit me VAR.

Megjithatë, vendasit kanë rikthyer epërsinë në minutën e gjashtëdhjetë e një me golin e Kreshnik Uka, i cili nuk ka festuar për respekt ndaj ish-klubit të tij.

Kur pritej fundi i ndeshjes, kapiteni Leotrim Kryeziu ka realizuar për 2-2 në minutën e tetëdhjetë e pestë me kokë, duke shpëtuar një pikë për kryeqytetasit.

Pas këtyre rezultateve, gara në Superligë mbetet e hapur, ndërsa në fund të tabelës vazhdon të jetë Prishtina e Re me vetëm njëzet e katër pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy