Inter e deklason Romën në “San Siro”

by Nexhat

Inter ka dhënë një përgjigje të fuqishme në Serie A, duke e mposhtur Romën me rezultat të thellë 5-2 në “San Siro”.

Skuadra “zikaltër” i ka dhënë fund serisë prej tri ndeshjesh pa fitore në kampionat, duke dominuar ndaj Romës që po kalon një formë të dobët, me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

banner

Interi e ka nisur ndeshjen në mënyrë perfekte, kur që në minutën e parë Lautaro Martínez ka shënuar pas asistimit të Marcus Thuram. Roma është munduar të reagojë dhe ka arritur të barazojë para pushimit me golin e Gianluca Mancini, por vendasit e kanë rikthyer epërsinë me një supergol nga Hakan Çalhanoglu.

Në pjesën e dytë, Interi ka qenë i pandalshëm. Lautaro Martínez ka realizuar golin e dytë personal, ndërsa në listën e golashënuesve janë futur edhe Marcus Thuram dhe Nicole Barella, duke e çuar rezultatin në 5-1.

Roma ka arritur ta ngushtojë rezultatin në fund me golin e Lorenzo Pellegrini, por kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen e thellë.

Me këtë fitore, Inter vazhdon të kryesojë kampionatin dhe konfirmon dominimin ndaj Romës, duke regjistruar dhjetë fitore në dymbëdhjetë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave. Ndërkohë, Roma mbetet pa fitore në pesë ndeshjet e fundit si mysafire në Serie A

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy