Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i ekzekutivit theksoi rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe bëri thirrje për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit,

banner

“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.Gëzuar!”, shkroi Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy