Pashkë ndryshe në Fishtë/ Qindra vizitorë nga zona të ndryshme të vendit, gara e vezëve kthen traditën në festë masive

by Nexhat

Fishta e Lezhës është kthyer në një nga destinacionet më të veçanta për festimin e Pashkëve, falë një aktiviteti që ndërthur traditën me argëtimin.

Kampionati i thyerjes së vezëve ka mbledhur këtë vit qindra vizitorë nga zona të ndryshme të vendit, por edhe turistë të huaj, duke krijuar një atmosferë festive në zemër të natyrës.

banner

Mbi 400 konkurrentë morën pjesë në garë, duke sfiduar njëri-tjetrin për të nxjerrë vezën më të fortë, në një ritual që lidhet ngushtë me simbolikën e kësaj feste. Ndërkohë, shumë të pranishëm të tjerë zgjodhën të shijojnë ambientin, ushqimin tradicional dhe organizimin që tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Nismëtari i këtij eventi, Altin Prenga, theksoi se qëllimi është jo vetëm ruajtja e një zakoni të hershëm, por edhe promovimi i zonës si një destinacion turistik që ofron eksperienca autentike.

Fituesja e këtij edicioni, Xhuljana Ndoja, u shpreh se gara ishte plot emocione dhe një eksperiencë për t’u mbajtur mend, duke shtuar se aktivitete të tilla i japin më shumë jetë festave tradicionale

Nga ana tjetër, pjesëmarrës të tjerë treguan se kishin ardhur thjesht për atmosferën festive, por surpriza e fitores e bëri përvojën edhe më të veçantë.

I organizuar prej disa vitesh, kampionati i thyerjes së vezëve në Fishtë po tërheq çdo vit e më shumë interes. Për këtë edicion, fituesi i vendit të parë u shpërblye me 1000 euro, ndërsa nuk munguan edhe çmime të tjera për vendet pasuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy