Trump – Iranit: Hapeni atë dreq Ngushtice, kopilë, ose do të jetoni në Ferr – falënderimi i takon Allahut

by Nexhat

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Iranit duke i kërkuar që ta hapë Ngushticën e Hormuzit.

Trump shkroi në “Truth Social” se do të jetojnë “në ferr” nëse s’e bëjnë këtë.

banner

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni atë dreq Ngushtice, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trumpi.

Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, izraelite dhe ato të aleatëve të tyre, sipas zyrtarëve iranianë.

Kjo ka shkaktuar ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, për shkak se nëpër këtë ngushticë, në kushte të zakonshme kalon rreth një e pesta e naftës së botës.

Komanda e përbashkët e Iranit kërcënoi të dielën se do të shtojë sulmet ndaj naftës dhe objekteve të tjera civile, nëse SHBA-ja dhe Izraeli sulmojnë objektet civile iraniane.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi Shtabin Khatam al-Anbiya, i cili tha se kishte sulmuar disa objekte të naftës dhe infrastrukturës në Izrael dhe në vendet arabe të Gjirit, pasi një sulm ajror izraelit goditi kompleksin më të madh petrokimik të Iranit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy