Dërguti: E ka ditë që me LDK-në s’i ka 84 vota, Kurti po na çon drejt zgjedhjeve

by Nexhat

Në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova është diskutuar për takimet e fundit të liderëve politikë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Për takimin e së hënës të kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku janë dhënë vlerësime të ndryshme, pasi që ai ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

banner

Opinionistja Aida Dërguti ka thënë se Kurti vetëdijshëm po e dërgon vendin drejt zgjedhjeve, duke përmendur deklarimet e tij pas takimit me Abdixhikut, se duhet 84 vota për zgjedhjen e presidentit.

“Takimi i sotëm me Abdixhikun dhe deklarimi i tij në fund të takimit se ne na duhet 84 vota, po t’i para se të hysh në takim e ke ditë që me LDK-në nuk i ke 84, pse po humb kohë. Në këtë rast me LDK-në është e pamundur që t’i ketë 84, me PDK-në sërish nuk do të mund të vijë deri te zgjedhja apo te ndonjë propozim për president.”, ka thënë Dërguti.

Ajo ka komentuar edhe “kushtet” e PDK-së për një takim të radhës mes Bedri Hamzës e Albin Kurtit, duke thënë se nuk beson se kryeministri mund t’u nënshtrohet kërkesave të tilla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy