Haradinaj: Protesta thirrje për ata që ndërhynë për t’i përçarë shqiptarët në Maqedoni të Veriut

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkrahur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo protestë është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata, që sipas tij, kanë ndërhyrë në politika që nuk u takojnë, për siç ka thënë, përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.

banner

“E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave. Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe. Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy