“Jemi gati të ndalojmë sulmet nëse…”- Zelensky i propozon Rusisë një armëpushim strategjik

by Nexhat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është gati të ndalojë sulmet ndaj sektorit të energjisë së Rusisë, nëse “pushtuesit bien dakord të bëjnë të njëjtën gjë”.

Propozimi ukrainas iu përcoll palës ruse nëpërmjet Shteteve të Bashkuara.

banner

Mediat ukrainase raportuan këtë informacion mbrëmjen e sotme (6 prill).

“Nëse Rusia është gati të ndërpresë sulmet ndaj sektorit tonë të energjisë, ne do të jemi gati të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë. Dhe ky është propozimi ynë, nëpërmjet amerikanëve, për palën ruse”, specifikoi udhëheqësi ukrainas.

Zelensky e bëri deklaratën gjatë fjalimin e tij të mbrëmjes. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy