Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë mbushin rrugët në Maqedoninë e Veriut, protestojnë për Gjuhën Shqipe

by Nexhat

Studentët e Universitetit të Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, kanë nisur protestën në Shkup.

Protesta ka nisur në hyrje të Urës së Gurit, do të vazhdojë deri para Ministrisë së Drejtësisë.

banner

Studentët kanë deklaruar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

Gjithashtu në protestë studentët shihen me pankarta të ndryshme, ku shkruhet, “Ligji për gjuhët është i qartë”; “Stop diskriminimit institucional”; “Respekto ligjin për gjuhën, respekto Kushtetutën” si edhe “Mos mohoni një të drejtë të fituar”.

Ata gjithashtu u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve dhe akterëve shoqërorë që të mbështesin protestën paqësore të tyre

Kjo çështje ka tërhequr vëmendje të shtuar së fundmi, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet përkatëse kanë firmosur një peticion, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy