Sejdiu për Presidentin: S’ka interesim për marrëveshje, po shkojmë në zgjedhje

by Nexhat

Opinionisti Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Ai u shpreh se nuk ka interesim për një marrëveshje të tillë dhe se vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

banner

Sejdiu u shpreh se qëllimi i Albin Kurtit është që të shkojë në zgjedhje duke e shpërndarë fajin tek opozita.

“Ne po shkojmë në zgjedhje, mos të mendojmë që këtu ka interesim për marrëveshje. Këtu ka interesim që në zgjedhje të futemi me shpërndarje të fajit sa më shumë te partitë opozitare”.

“LDK-së i thotë me ju s’kemi çka të bëjmë, por në anën tjetër nëse Presidenti është loja me të cilën po luan ku thotë “Presidenti është i Vetëvendosjes, e në Qeveri mund t’ju marrë”, atëherë është çelë edhe për LDK-në dhe AAK-në, çelë edhe për PDK-në. Atë që do të bëj ky, është se do ta vendos krejt opozitën me një vend”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy