Disfata përballë Mallorca-s, ai gol i Muriqit, ka bërë që në Madrid të ndizet edhe një herë diskutimi në lidhje me të ardhmen e Alvaro Arbeloa-s. Pa titullin në Spanjë, që tani bëhet edhe më i vështirë, e ardhmja e spanjollit është në “fije të perit”, ose më saktë, ka vetëm një rrugë për ta mbajtur në krye të Real Madrid, triumfi në Champions League.
E përditshmja spanjolle AS, një media shumë pranë Realit, zbulon se e ardhmja e Arbeloa-s kalon fillimisht nga Bayern Munich. Në rast eliminimi, fati ti tij shkruhet menjëherë, por Bayern është vetëm pengesa e parë në këtë pikë, pasi rruga deri në finale është ende shumë e gjeta.
Deri në këtë pikë të sezonit, presidenti Perez ishte pozitiv në lidhje me të ardhmen e Arbeloa-s, por me sa duket disfata përballë Mallorca-s nuk është pritur mirë. Gjithashtu, mbi trajnerin rendojnë edhe shifrat pasi në 18 ndeshje në krye të Realit regjistron 5 humbje.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që stoli i Arbeloa-s vihet në dyshim, me stafin që po sheh tregun për të gjetur një tjetër profil, një trajner që mund t’i jap fund trazicionin që pas largimit të Carlo Ancelottit

