Ventura: Për Italinë nga ndeshja me Suedinë më 2017 nuk ka ndryshuar asgjë

by Nexhat

Ish-trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të Italisë në arenën ndërkombëtare lidhen me një krizë të sistemit dhe kulturës së futbollit në vend.

Ai ka bërë një analizë mbi gjendjen e futbollit italian, duke theksuar se problemet janë shumë më të thella sesa thjesht trajnerët apo drejtuesit.

banner

“Nuk është vetëm faj i trajnerëve, është e qartë. Ka përgjegjësitë e veta, por nuk është një problem i presidentit të federatës apo trajnerit. Është faji i kulturës dhe sistemit. Gjithmonë bëjmë sikur nuk kuptojmë”, ka deklaruar Ventura.

Ai ka rikujtuar edhe periudhën e artë të Italisë, kur fitoi Botërorin 2006, duke e krahasuar me situatën aktuale.

“Në vitin 2006 kishim një gjeneratë fenomenësh, ndërsa sot duhet të rikrijojmë bazat”, ka theksuar ai.

Ventura nuk ka kursyer kritikat për rezultatet e dobëta në vitet e fundit, duke përmendur eliminimet e hershme dhe mungesën në Kupat e Botës.

“Pas 2006-ës, jemi eliminuar menjëherë në 2010-ën dhe 2014-ën. Pastaj nuk jemi kualifikuar për në tre Botërorë radhazi. vuropiani i fundit ishte i shëmtuar. Përjashtim bën vetëm Europiani i fituar, përjashtimi klasik që konfirmon rregullin”, është shprehur ai.

Ish-trajneri italian ka folur edhe për situatën aktuale dhe presionin mbi trajnerët, duke dalë në mbrojtje të Gennaro Gattuso pas dështimeve të fundit.

“E di si ndihet Gattuso. Kritikat janë strukturale, duhet të ndërhyjë qeveria, jo vetëm federata. Secili ka recetën e vet, por tjetër gjë është ta thuash dhe tjetër ta bësh”, ka thënë Ventura.

Ai është rikthyer te momenti i dhimbshëm i eliminimit nga Suedia në vitin 2017. “Nga Italia–Suedia e vitit 2017 nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë Ventura, duke lënë të kuptohet se futbolli italian ka nevojë për reforma të thella dhe afatgjata

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy