Azemi: Sot mora vesh se Policia ka sekuestruar njehsorë- Skemë e organizuar, nuk është defekt teknik

by Nexhat

Visar Azemi, ka Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Policia ka sekuestruar njehsorë, lidhur me dyshimet për manipulime me matje.

Azemi, i ftuar në Kosova Live, ka thënë se qytetarët duhet të dinë se sa është kostoja që ata kanë paguar ‘’padrejtësisht’’ në KEDS, të cilën duhet këta të fundit ta kthejnë mbrapa.

banner

‘’Nëse ti po shkon po ia merr qytetarit njehsorin që paska mat keq, dhe po ia qet një të ri, na s’e këna zgjidh problemin. Ai qytetar duhet me ditë për sa kohë i ka ndodh ai problem, dhe sa është kostoja që ai ka pagu padrejtësisht të KEDS’i dhe atë kosto duhet me kthy KEDS’i mbrapa.

Unë e kam quajtur që është skemë e paramenduar e organizuar, sepse për me dal një mostër kaq e madhe nuk ka kuptim me qujt  që është rast i izoluar’’, ka thënë Azemi mes tjerash në T7

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy