Deklaratat në Pressing, Bajqinovci i reagon Osmanit: S’ka kontribuar për heqjen e masave, e quante bixhoz pastrimin strukturave kriminale

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për shumë çështje sonte ekskluzivisht në Pressing në T7, kur ajo është pyetur për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, i cilësoi të padrejta.

Osmani tha se Kosova u sanksionua përkundër se u sulmua nga bandat kriminale serbe.

banner

“Sanksionet kanë qenë tërësisht të padrejta që i janë vendosur Kosovës përkundër faktit se sulmi atë ditë më 2023 kanë ardhur nga bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi”.

“Pastaj kanë qenë keqkuptime të Qeverisë me aleatët tanë. Ne kemi arritur që t’i eliminojmë ato keqkuptime duke diskutuar me aleatët tanë dhe më dhjetor janë hequr ato masa”, ka thënë ajo.

Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas intervistës në Pressing, duke thënë se Osmani “s’ka kontribuuar në heqjen e masave”.

Reagimi i plotë i Bajqinovcit:

Presidentja jo vetëm që nuk ka kontribuar në heqjen e masave, por ka qenë në të njëjtën linjë me Lajçakun, pra për tërheqje nga veriu.

Nëse nuk ka harruar, Presidentja pastrimin e strukturave kriminale e quante “bixhoz”.

Ky është kontributi i saj në lidhje me masat!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy