“E dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë në telefon për Banjskën në 3 të mëngjesit”, Vjosa Osmani: E telefonuam Shtëpinë e Bardhë, parandaluam plane më ogurzeza

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani tha se me ndihmën e Amerikës janë parandaluar plane ogurzeza të Serbisë edhe pas sulmit në Banjska.

Ajo tregoi se kur kishte ndodhur sulmi kishte zhvilluar telefonata në 3 të mëngjesit.

banner

“Ne një shtet e kemi në krah, është Amerika. Kjo është dëshmuar edhe në ditën e Banjskës dhe të gjithë që punojnë në institucione e dinë fort mirë për çka e kam fjalën. Është dëshmuar edhe kur është sulmuar Ibër Lepenci dhe të gjitha institucionet e dinë shumë mirë kënd e kemi thirrë ne në 3 të mëngjesit në telefon, kush na ka dalë në ndihmë e kush na ka mbyllë telefonin”, tha Osmani në Pressing te TV 7

“E dinë institucionet tona që Presidentja e Republikës së Kosovës i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për të parandaluar plane shumë me ogurzeza që kanë qenë përtej Banjskës, pra nuk ka qenë vetëm Banjska në rrezik..Kemi arritë që në komunikim me Amerikën të parandalojmë plane ogurzeza”, shtoi Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy