Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka hedhur poshtë idenë e favoritëve në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke theksuar se në këtë nivel çdo skuadër ka shanse të barabarta.
Tekniku spanjoll ka rikujtuar sezonin e kaluar, kur sipas tij parashikimet nuk rezultuan të sakta.
PSG nesër mbrëma do të përballet me Liverpoolin, në njërën ndër sfidat më të forta të këtij rrethi garues në elitën e futbollit evropian.
“Vitin e kaluar të gjithë e konsideronin Liverpool si favorit përballë nesh, por në fund u pa qartë se kush u kualifikua”, ka deklaruar Enrique.
Ai ka paralajmëruar se nuk duhet të përsëritet i njëjti gabim edhe këtë edicion, pavarësisht perceptimeve të krijuara.
“Këtë sezon shumëkush na sheh si favoritë, por unë mendoj se në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk ekzistojnë të tillë”, është shprehur ai.
Luis Enrique ka theksuar se kjo garë kërkon përqendrim maksimal dhe respekt për çdo kundërshtar, duke nënvizuar se diferencat mes skuadrave në këtë fazë janë minimale

