GJAKOVË/ Nëna me vajzën e mitur paraqiten në polici – denoncim ndaj një anëtari të ngushtë të familjes për “sulm seksual”

by Nexhat

Zëdhënësja në policinë e Gjakovës, Vlera Kasniqi, ka konfirmuar se në Stacionin Policor në Gjakovë, “janë paraqitur një nënë me vajzën e saj të mitur për të raportuar një rast të dyshimit për sulm seksual, ku si i dyshuar është një person i moshës madhore, anëtar i ngushtë i familjes”.

Lidhur me rastin, Krasniqi tha se “për t’u siguruar që e mitura të trajtohet me kujdesin e duhur, ajo është dëgjuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve në prani të zyrtares nga Qendra për Punë Sociale”.

banner

Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.

“Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është inicuar rasti ‘Sulmi seksual’”, shtoi Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy