Kupa e Kosovës, këto janë gjysmëfinalet e para

by Nexhat

Këtë mesjavë rikthehen ndeshjet për Kupën e Kosovës në futboll, me dy ndeshjet e para gjysmëfinale që pritet të ofrojnë spektakël dhe rivalitet të fortë.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi do ta presë Ferizajn në duelin e parë, me llapjanët të vendosur për të krijuar një epërsi të fortë para ndeshjes së kthimit, në përpjekje për t’u afruar më shumë drejt finales së madhe të këtij edicioni të Kupës,

banner

Në anën tjetër, në Suharekë, Ballkani do të presë Dukagjinin. Klinasit synojnë të japin maksimumin për ta eliminuar ekipin vendas dhe për ta fituar më pas Kupën, pasi kjo do t’u siguronte edhe një shteg drejt garave evropiane.

Për ekipin suharekas, që lufton për titullin e kampionit të Kosovës, kjo është një ndeshje po aq e rëndësishme për të ruajtur prestigjin dhe dominimin lokal.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 15:00, ndërsa ndeshjet e kthimit janë caktuar më 22 prill.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy