Gara për titull në Serie A hyn në fazën vendimtare dhe sinjali i fundit vjen nga goli i Matteo Politano, që konfirmon Napolin si ndjekësin kryesor të Interit. Një skenar që kujton sezonin e kaluar, por këtë herë me disa dallime të rëndësishme në favor të zikaltërve.
Skuadra nga Milano mban vendin e parë me 7 pikë avantazh pas 31 javësh, një diferencë më e madhe se një vit më parë. Përveç renditjes, Interi ka treguar rritje edhe në cilësinë e organikës dhe alternativave, edhe pse mungesa e Lautaro Martínez mbetet një faktor i ndjeshëm.
Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur fokusi ishte edhe te Europa, këtë vit Interi duket më i përqendruar te kampionati. Ndërkohë, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte vazhdon të mbetet në garë, duke ruajtur ritmin e sezonit të kaluar dhe duke shpresuar te një hap fals i rivalëve.
Edhe kalendari pritet të luajë rol kyç: të dyja skuadrat kanë përballje të ngjashme në javët e mbetura, teksa sfidojnë Lazion, Comon, Bolognën dhe Parmën, por Interi ka disa transferta më të vështira. Gjithsesi, zikaltërit e nisin sprintin final me një avantazh të rëndësishëm.
Në rast barazimi pikësh mes Interit dhe Napolit, titulli do të vendoset me një ndeshje shtesë në fushën e Napolit, falë epërsisë në përballjet direkte. Ndërsa në një skenar me tre skuadra, ku përfshihet edhe Milani, do të ishte pikërisht Interi që rrezikon të mbetet jashtë finales
Gara për Scudetto-n mbetet e hapur, por aktualisht fati është në duart e Interit. 7 pikë 7 javë nga fundi duket se vetëm matematika e mban Napolin ende në lojë për të shpresuar e ruajtur kurorën e kampionit, ndërsa Inter mund vetë të bë një hara-kiri, për të humbur scudetton në një sezon kur zikaltrit kanë shfaqur qartësisht dominancën e tyre

