Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit.
Ajo ka thënë se Albin Kurti në dhjetor dhe janar i kishte thënë se e ka përkrahjen e Vetëvendosjes për të garuar edhe për një mandat.,
Më pas, thotë Osmani se gjithçka ndryshoi dhe Kurti nuk e mbështeti më.
“Dikur dhjetor dhe janar Kurti më ka thënë se e kam mbështetjen e tij, dhe më pas gjithçka ka ndryshuar. Në asnjë moment nuk ka pasur hezitim kandidaturën time”, ka thënë ajo.

