Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në “Pressing” të T7, pasi mbaroi mandatin si e para e vendit.
Ajo ka thënë se rizgjedhja e saj do e garatonte 51%-shin, 4 vjet për Qeverinë e 5 vjet për presidencën.
Tutje, ajo tha se sikur të kishte plane tjera do të kandidonte në zgjedhjet e dhjetorit.
“Rizgjedhja ime e garantonte 51%-shin e jo ndërprerja e saj. Pikërisht përkrahja për mandatin tim të dytë e garantonte vazhdimësinë 4 vjet për Qeverinë, 5 vjet për presidencën. Sikur unë të kisha plane të tjera nuk do të merrja fare me kandidaturë, do të kandidoja në zgjedhjet e tjera”, ka thënë ajo

