Presidenca me llogari të reja në rrjete sociale, Çitaku: Hallet e vërteta janë çmimet e larta, pagat e ulëta, pensionet poshtëruese…

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka hapur profiletë reja zyrtare në rrjetet sociale, duke synuar siç thuhet në njoftim të sigurojë vazhdimësinë e komunikimit me qytetarët.

Në reagimin e saj Çitaku deklaron se “punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

banner

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet”.

Reagimi i saj i plotë:

Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Tëitter-it po bëni beteja?

Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale.

Po punë e madhe kush e ka Facebook-un.

Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet.

Këto janë hallet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy