SKENDERAJ/ Policia jep detaje për rastin në fshatin Llaushë, viktimë është një 39-vjeçar

by Nexhat

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se viktima është i moshës 39-vjeçare.

banner

“Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 39-vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”, ka thënë ai.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kurse, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Informim.net ka raportuar paraditen e së martës për këtë rast

Vdes një person si pasojë e zjarrit në Skenderaj, deklarohen nga Prokuroria: Trupi është dërguar në IML

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy