A duhet Osmani të kthehet në LDK? Përgjigjet Isa Mustafa

by Nexhat

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar nga partitë parlamentare të bashkëpunojnë për ta zgjedhur presidentin.

Ai tha se për të shmangur zgjedhjet duhet një marrëveshje politike për një figurë konsensuale për president, teksa shtoi se personalitete të tilla ka plot, por problemi është sa janë të gatshme partitë politike që ta gjejnë një zgjidhje.

banner

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se partitë parlamentare mund ta zgjedhin presidentin pa pasur nevojë të shkohet në zgjedhje të reja, meqë sipas tij, s’mund të ketë ndryshime të mëdha.

Në anën tjetër, Mustafa u shpreh më i rezervuar të komentojë mundësitë për rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK.

Këto komente Mustafa i bëri pas promovimit të librit të tij “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me BE-në”.

Në promovim të librit morën pjesë deputetë dhe zyrtarë dhe ish-funksionarë të lartë të LDK-së, por jo kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Mustafa tha se në promovim të librit kanë ardhur ata që kanë dashur të vijnë.

“Do t’ju kërkoj falje, sepse sot është krejt një temë tjetër. Nuk do të dëshiroja që sot këtë çështje që e kemi hapur këtu në Akademi ta ndërlidh me emra konkretë, kush synon e kush çka ka bërë të mbarën. Mund ta shfrytëzojmë ndonjë rast tjetër që unë të jap qëndrimin tim politik”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy