Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes, Irani mund ta bëjë shembull

by Nexhat

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në ShBA, ka paralajmëruar Shqipërinë për rreziqet potenciale nga Irani.

Ai foli në A2CNN, duke theksuar nevojën për kujdes të shtuar dhe koordinim me ShBA-në.

banner

Joseph nuk e përjashton mundësinë që Shqipëria të bëhet si shembull, në kuadër të armiqve apo shteteve jo bashkëpunuese me Tehranin.

“Nuk e di nëse rreziku është serioz, s’kam akses në informacionet e inteligjencës. Dyshoj që Shqipëria duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe ka vuajtur sulme kibernetike nga Irani më përpara, dhe tani mund të jetë në pozitën që të ndjekë pas të gjitha vendet që i sheh si armiq, ose jo bashkëpunues në mënyrën si do Irani, dhe mund të bëjë ndonjë shembull me Shqipërinë”.

“Nëse do këshilloja zyrtarët tuaj, do t’u thoja që duhet ta diskutojnë me shumë kujdes këtë me ShBA-në, në lidhje me informacionet inteligjente që kanë, dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme këto kohë”, tha Joseph.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy