Armëpushimi SHBA–Iran, ​Kusari-Lila: Pritet stabilizimi i çmimit të naftës

by Nexhat

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se beson që stabilizimi i çmimit të naftës do të vazhdojë në ditët në vijim pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim mes SHBA dhe Iranit.

Kusari-Lila ka thënë se mekanizimi ekzistues për përcaktimin e çmimeve maksimale të lejuara të derivateve të naftës, nuk do të lejojë të shkohet mbi normën e përcaktuar.

banner

“Uroj që stabilizimi i çmimit të naftës dhe derivateve të vazhdoj ditëve në vijim, dhe kjo do të varet nga rrethanat në Lindjen e Mesme shumë e rëndësishme që ky mekanizëm i joni deri tani ka dhënë rezultatet e veta ndoshta jo në nivel 100% ka pas lëvizje të çmimeve, por gjithsesi që në situatën kur do të kemi qarkullim të lirë në Ngushticën e Hormuzit dhe mos ndikim të sasi apo të çmimit në berzen ndërkombëtare, atëherë edhe në Kosovë do të hiqet mekanizmi i përcaktimit me marzhë.”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, duhet më shumë se sa një ditë që të përcaktohet saktë nëse do të kalohet në një situatë normale.

“Ne kemi e vlerësuar dy herë në ditë marrim informata mbi çmimin e importit të naftës dhe derivateve të saj, prandaj e kemi mekanizmin e marzhës që nuk do të lejoj të shkohet mbi normën e përcaktuar të çmimit të naftës dhe derivateve“, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy