Barça pëson disfatë në Champions, ndaj Atleticos duhet përmbysja në ndeshjen e kthimit, PSG i tregon forcën Liverpoolit

by Nexhat

Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale të Champions League. Barcelona pësoi disfatë të hidhur 0-2 në shtëpi ndaj Atletico Madridit. Sfida u komplikua për katalanasit në fundin e pjesës së parë, pasi Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Alvarez realizoi një eurogol. Në superioritet numerik, Atletico shënoi të dytin me Sorloth në të 70-tën.

Me këtë rezultat, kualifikimi për Barcelonën duket “malore”, pasi i duhet përmbysja në aktin e kthimit. Në sfidën tjetër, PSG mposhti 2-0 Liverpool, me golat e Doue dhe Kvara. Ky sukses bën që kampionët në fuqi të shkojnë të qetë në takimin e kthimit, ndërsa The Reds nuk kanë asgjë për të humbur dhe do provojnë mrekullinë.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy