Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare, naftëtarët e Kosovës thonë se “kjo pritet të reflektohet shpejt” edhe te ne

by Nexhat

Shoferët në Kosovë pritet që “shumë shpejt” t’i ndiejnë pasojat e lirimit të çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet globale, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani tha sot se çmimet e ulura në bursë pritet të “reflektohen” edhe në Kosovë. Por, jo menjëherë.

banner

“Sot çmimi në bursë është duke u ulur dhe kjo pritet të reflektohet shumë shpejt edhe në Kosovë”, tha Berjani në një deklaratë për portalin Indeksonline të mërkurën.

Aktualisht, çmimet në tregun vendor janë: dizeli 1.89 euro për litër, ndërsa benzina 1.46 euro për litër.

Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të jepen afate të sakta për uljen e çmimeve në tregun vendor.

“S’mundemi me paragjyku se kur do të ulen çmimet te ne, sepse krejt varet prej bursës”, është shprehur ai.

Sipas tij, ulja e çmimeve lidhet me zhvillimet ndërkombëtare dhe pritjet për marrëveshje që po ndikojnë në stabilizimin e tregut global të naftës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy