Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi tavan i lejuar për naftën sot është 1.89 euro për litër.
Në tregjet botërore u raportua për një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës pas armëpushimit dyjavor të njoftuar mes SHBA’së dhe Iranit.
Njoftimi i Ministrisë:
Bazuar në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 08.04.2026:
Nafta (dizel): 1.89 euro/litër;
Benzina: 1.46 euro/litër;
Gas: 0.77 euro/litër.
Ankesat e qytetarëve mund të adresohen në:
konsumatori@rks-gov.net
ose në nr. tel.: 0800 11000

