“Fitore e madhe, por kujdes”, Kompany e Neuer nuk festojnë. Arbeloa: Jemi gjallë

by Nexhat

25 vite kishte Bayern Munich që nuk fitonte një sfidë brenda në “Bernabeu”, nuk e bënë kurrë diçka të tillë trajnerë legjendar si Jupp Heynckes, Guardiola apo Ancelotti, por e bën ai që më pak pritej, Vincent Kompany. I përulur dhe më shumë respekt, i vetëdijshëm kë ka përballë, tekniku belg nuk feston përpara kohë, por kërkon nga ekipi i tij përqendrim maksimal edhe në sfidën e kthimit, me shpresën që në “Allianz Arena” djemtë e tij të jenë më të saktë përpara porte:

“Jemi të qetë, të vetëdijshëm se duhet të fitojmë edhe në ndeshjen e kthimit. Sigurisht të fitosh në Bernabeu nuk është diçka që ndodh shpesh, djemtë duhet të kuptojnë këtë. Manuel Neuer bëri disa pritje të jashtëzakonshme, por ndjesia është që krijuam shumë raste. Shpresoj që në Allianz Arena të kemi po kaq raste dhe me tifozët në krah duhet t’i shndërrojmë në gola”, u shpreh Kompany.

banner

Me trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes në duar, Manuel Neuer nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses: “Është për të ardhur keq që nuk e mbyllëm 2-0. Ata janë një ekip i rrezikshëm, me lojtarë shumë të shpejtë, patën disa raste, për këtë arsye jemi të kënaqur me këtë fitore, por e dimë gjithashtu që në Mynih na pret një tjetër ndeshje e vështirë, por me këtë staf me këto lojtarë që kemi çdo gjë bëhet më e lehtë, çdo gjë është e mundur”, u shpreh kapiteni Neuer.

Nuk ishte në kushtet perfekte në këtë transfertë, i sapo rikthyer nga një dëmtim, por Harry Kane firmosi edhe një herë duke shënuar golin e tij të 11 në Champions, i 51 këtë sezon: “Të fitosh në Madrid nuk është kurrë e lehtë. Tani jemi në një pozicion të mirë, por duhet të qëndrojmë të përqendruar edhe në ndeshjen e kthimit. Duhet të rikuperohemi mirë për javën e tjetër dhe të përpiqemi të përsërisim këtë sukses”, u shpreh Harry Kane.

Nuk dorëzohet pavarësisht kësaj humbje trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa: “Jemi gjallë, është vetëm një gol për t’u rikuperuar. Sigurisht, në Mynih nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi Real Madrid. Fakti që Neuer u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes do të thotë shumë”, u shpreh Arbeloa

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy