Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës.
Ai theksoi se, nëse VV është e interesuar për koalicion, atëherë mund të diskutojnë emra, por përndryshe nuk ka interes të madh për t’u takuar, sipas tij vetëm për të dal para medieve.
Haliti shtoi se, nëse Kurti nuk është i gatshëm të arrijë marrëveshje për Presidentin, mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, por ai beson se zgjedhja e presidentit duhet të përfaqësojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.
“Kërkesa ka qenë e diskutuar edhe në parti edhe në grupin parlamentar, kështu që ajo është një kërkesë e jona që duhet me u shqyrtu. Nëse VV është e interesuar për me kthy në koalicion, atëherë hyjmë dhe diskutojmë emra, nëse jo, besoj se sa për t’u takuar dhe për të dal para medieve, nuk është ndonjë interes i madh…
“Mendoj që Kurti me desht e bën zgjedhjen e presidentit, mos me desht e çon vendin në zgjedhje të reja, nuk besoj që partitë PDK e LDK që janë të interesuara që me çdo kusht me shku vendi në zgjedhje, por e kam mendimin që presidenti duhet të dal nga një tryezë mes pozitës dhe opozitës, që e përfaqëson krejt spektrin politik të Kosovës. Me gjetë një figurë të tillë nuk është e lehtë…”, tha Haliti në “Edicionin Special” në Klan Kosovës.

