Kriza e golit vazhdon të rëndojë mbi Milan. Humbja në Napoli ka shuar përfundimisht ëndrrat për titull dhe ka nxjerrë në pah një problem të madh: mungesën e efikasitetit në sulm. Edhe pse trajneri Massimiliano Allegri provoi gjithçka duke aktivizuar disa sulmues, kuqezinjtë nuk arritën asnjë goditje në portë.
Shifrat janë shqetësuese: goli i fundit i një sulmuesi daton që nga ndeshja me Cremonese, ndërsa në fazën e dytë vetëm Rafael Leão dhe Christopher Nkunku kanë gjetur rrugën e rrjetës. Christian Pulisic është në agjërim prej 100 ditësh, ndërsa Niclas Füllkrug prej 79 ditësh.
Forma në rënie e Leãos dhe Pulisic ka ndikuar drejtpërdrejt në rendimentin e skuadrës. Të dy, dikur pika referimi në sulm, sot po kalojnë një periudhë të vështirë, duke lënë Milanin pa alternativa reale përpara.
Leão mbetet golashënuesi më i mirë i ekipit me vetëm 9 gola në kampionat, një shifër që tregon qartë vështirësitë e sezonit. Ndërkohë, Pulisic pas një starti të shkëlqyer është zhdukur nga radarët në vitin 2026.
Në këtë fazë vendimtare, problemi i sulmit mbetet nyja kryesore për t’u zgjidhur. Për Milan, rikthimi te goli është thelbësor për të shpëtuar sezonin dhe për të siguruar një vend në kompeticionet europiane

