Rahoveci arrin të mbijetojë, Vëllaznimi bie nga elita

by Nexhat

Skuadra e Rahoveci ka arritur një fitore shumë të rëndësishme që i siguron mbijetesën në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mbyllur sezonin me sukses dhe duke shmangur rënien nga elita.

Në një përballje dramatike dhe plot emocione, “vreshtarët” triumfuan ndaj Yllit me rezultat 89:83, pas vazhdimeve. Ndeshja ishte e luftuar deri në sekondat e fundit të kohës së rregullt, ku të dy ekipet treguan nivel të lartë loje dhe vendosmëri. Megjithatë, në kohën shtesë Rahoveci u tregua më i qetë dhe më efikas, duke siguruar fitoren vendimtare.

banner

Kjo fitore rezultoi vendimtare për fatin e skuadrës, pasi i garanton qëndrimin në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm, duke lënë pas një periudhë të vështirë dhe me shumë sfida gjatë këtij kampionati.

Ndërkohë, zhvillime të rëndësishme pati edhe në ndeshjet tjera të kësaj jave. Vëllaznimi arriti fitore ndaj Peja me rezultat 88:82, një sukses që ndikon drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare. Në anën tjetër, Trepça dominoi bindshëm ndaj Prishtina me shifrat 113:80, duke konfirmuar formën e lartë në këtë fazë të sezonit.

Si pasojë e këtyre rezultateve, Vëllaznimi bie nga Superliga, pavarësishtë fitores ndaj Pejës, në saje të bilancit negativ në ndeshjet direkte me Prishtinën dhe Rehovecin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy