Shaqiri zgjidhet “Lojtari i Javës” në Zvicër

by Nexhat

Xherdan Shaqiri po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në Zvicër.

Ylli kosovar është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën zvicerane nga votat e tifozëve të kësaj lige,

banner

Në fakt, ish-përfaqësuesi zviceran ishte lojtari kryesor i Baselit kundër Young Boys në kuadër të xhiros së 32-të, më saktësisht në barazimin 3:3, në një ndeshje mjaft interesante dhe dramatike.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e shënoi një gol të bukur dhe i bëri dy pasime vendimtare që e ndihmuan Baselin që t’i shënojë dy golat tjerë në këtë ndeshje.

Prej se është rikthyer në Zvicër, majtaku këmbëshpejtë është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në ligën elitare Helvetike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy