“Të gjithë thonë Conte”, në Itali të bindur, është ai i përzgjedhuri

by Nexhat

Në kulmin e krizës dhe debatit në lidhje me të ardhmen e futbollit italian, ende pa u zgjidhur se cili do të jetë pasuesi i Gabriele Gravina-s në krye të Federatës, të gjithë të dhënat e tjera të dërgojnë në një përfundim, sot për sot,

Antonio Conte është kandidati favorit për të marrë drejtimin e ekipit përfaqësues. Për të ndezur dhe më shumë këtë hipotezë mendoi presidenti De Laurentiis, i cili shtoi se nëse Conte do t’i kërkonte të largohej do ta linte të lirë. Pikërisht ky detaj mori edhe faqen e parë të La Gazzetta dello Sport: “Të gjithë thonë Conte”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.

banner
La Gazzetta

Sigurisht, ky diskutim do të marrë pak më shumë kohë, pasi fillimisht as De Laurentiis e as Conte nuk dëshirojnë t’i japin më shumë zë këtij diskutimi në një kohë kur ekipi është ende në garë në Serie A. E rëndësishme në këtë pikë janë disa detaje.

E para, Conte u shpreh i hapur për një rikthim në krye të Italisë, në fakt këtë e ka thënë edhe kohë më parë pasi u largua nga ekipi përfaqësues: “Një ditë do të rikthehem”, u shpreh atë kohë Conte. Mbase ky është pikërisht momenti. E dyta, Conte është nën kontratë me Napolin deri në 2027, por De Laurentiis u shpreh i gatshëm ta lë të lirë. E treta, në këto kushte është e vështirë që Italia të gjejë një trajner, një profil më të lartë, se sa Antonio Conte.

I vetëdijshëm për dëshirën e Contes, De Laurentiis dhe mediat italianë kanë nisur që tani punën për të kuptuar se kush mund të jetë pasuesi i tij në krye të Napolit. Kandidati kryesor është Thiago Motta, i papunë që pas largimit nga Juventus. Në listë pritje janë edhe emra të tjerë si Fabio Grosso, Vincenzo Italiano dhe Daniele de Rossi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy