VV i vazhdon reagimet ndaj Vjosa Osmanit, Rrustemi: Duhej të mendohej dy herë kur i tha Kurtit po luan bixhoz me aleatët

by Nexhat

Pas intervistës së mbrëmshme në emisionin Pressing, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar reagimet ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Sot përmes deputetit, Adnan Rrustemi, duke i rikujtuar Osmanit fjalët që kishte thënë në Kuvend për Albin Kurti.

banner

Rrustemi ka thënë se Osmani do të duhej të mendohej dy herë para se t’i thoshte Kurtit se ka luajtur bixhoz me aleatët.

“Nese dialogu nuk ka qenë dhe nuk është pika më e fortë e Kurtit, atëherë pse pati nevojë presidentja të bëhej “gardiane” e mbrojtjes së miqësisë me miqtë? Apo pse pati nevojë që ajo të thoshte se Kurti po luan bixhoz me aleancat? Këto deklarime erdhën direkt si rezultat i qëndrimit të fortë në dialog dhe moskompromisit me shtrirjen e rendit në veri.Apo ndoshta vetë presidentja do të duhej të mendonte dy herë kur i tha këto fjalë”, ka shkruar Rrustemi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy