24-vjeçari shtetas amerikan i vdekur si pasojë e vetëaksidentit në Prevallë, trupi i tij nuk u arrit të nxirret deri në ora 21:00, Detaje

by Nexhat

Një shtetas amerikan 24-vjeçar është vetëaksidentuar në Prevallë, si rrjedhojë ka mbetur i vdekur.

Lajmi më parë është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

banner

Ai ka dhën detaje të tjera, duke thënë se deri rreth orës 21:00 nuk është arritur që të nxirret trupi i viktimës, ndërsa aksidenti kishte ndodhur rreth orës 17:00.

“Ju informojmë se rreth orës 21:00 është arritur të nxirret trupi i pajetë i viktimës, mashkull 24 vjeçar, shtetas I ShBA-s. Në vendngjarje, në mënyrë të koordinuar dhe me angazhim të përbashkët, kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar ndihmë njësi të ndryshme policore, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut. Gjithashtu, në operacion kanë kontribuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë – motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në nxjerrjen e trupit. Në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi”, ka thënë Bytyqi.

09/04/2026 17:00

Prevallë: Një shtetas amerikan vdes tragjikisht pas vetaksidentit me motoçikletë katër-rrotëshe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy