Andoni: Shqetësuese si Kosova po i normalizon krizat – nëse s’zgjidhet Presidenti, është shtet i dështuar politikisht

by Nexhat

Publicisti Ben Andoni është i shqetësuar se krizat mund t’i bëhen “normale” Kosovës, dhe, siç thotë ai, “normalitet do ta quajë vetëm krizën”.

Ai beson dhe shpreson se “Kosova do të mund ta zgjedhë Presidentin”, kur kanë mbetur më pak se tri javë afat.

banner

“Nëse nuk zgjidhet dhe kalohet në zgjedhje të tjera, atëherë mund të thuhet se: Kosova është një shtet i dështuar politikisht, që mbahet nga konjukturat ndërkombëtare dhe shpirti i madh i njerëzve të thjeshtë, të cilët hipotekuan gjakun, djersën dhe ëndrrat për të”, tha Andoni në një intervistë me shkrim për Gazetën Express.

Roli i Presidentit, si përfaqësuesi kryesor i sublimitetit të shtetit, nuk është se respektohet shumë në Kosovë, sipas Andonit. Kjo gjë, ai tha se e bën të mendojë se “politikanët në Kosovë nuk janë të vetëdijshëm ende për Kosovën e Pavarur”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy