E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson

by Nexhat

Klubi anglez, Liverpool ka konfirmuar se mbrojtësi i majtë, Andreë Robertson, do të largohet nga klubi në përfundim të këtij sezoni, raportojnë mediet britanike.

32-vjeçari ishte afër largimit nga “Anfield” në janar, por në fund refuzoi ofertën për t’u bashkuar me Tottenhamin.

banner

Robertson u transferua te Liverpool nga Hull City në vitin 2017 dhe gjatë periudhës së tij ka fituar dy tituj të Premier League, një Ligë të Kampionëve dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.

Pas ardhjes së Milos Kerkez verën e kaluar, Robertson ka rënë në hierarkinë e skuadrës nën drejtimin e Arne Slot, duke startuar vetëm gjashtë nga 19 ndeshjet e Premier League këtë sezon.

Liverpool konfirmoi se mbrojtësi do të largohet kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, duke i dhënë fund një epoke të gjatë dhe të suksesshme në “The Reds”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy