Gashi: Kurtin mund ta mposhtë vetëm vetvetja

by Nexhat

Analisti Astrit Gashi ka thënë se aktualisht kryeministri Albin Kurti nuk ka rival real në skenën politike, duke theksuar se sfida e vetme për të mbetet vetvetja.

Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini u shpreh se mungon një alternativë e organizuar politike që mund ta sfidojë seriozisht Kurtin.

banner

“Sot për sot Albin Kurtin thjesht nëse e mposht dikush, e mposht veç vetvetja e tij. Edhe vetvetja sot për sot nuk po e mposht.”

Ai shtoi se problemi qëndron te mungesa e lidershipit të vetëdijshëm dhe të bashkuar në opozitë.

“Fatkeqësisht ne s’kemi sot liderë politikë të cilët janë të vetëdijshëm për pozicionin në të cilin janë dhe të cilin e kanë të rëndësishëm ta mposhtin Albin Kurtin. S’mund t’i mbledh bashkë…”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy