Gërvalla: Në Koshare u largua përgjithmonë guri i ndarjes që u vendos me dhunë

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë hoomazhe dhe ka marrë pjesë në organizimin përkujtimor me rastin e 27-vjetorit të Betejës së Koshares.

Ajo ka thënë se kjo betejë është një nga momentet pa të cilët historia do të ishte zhvilluar ndryshe.

banner

“Në Koshare u largua njëherë e përgjithmonë ai guri i ndarjes që për dekada na ishte imponuar me dhunë. Në një luftë të pabarabartë me një ushtri të armatosur deri në dhëmbë u godit një regjim që mendonte se Kosovën mund ta mbante të poshtruar, të nënshtruar dhe parrugëdalje dhe u dëshmua se liria e këtij vendi nuk do të mbetet peng i asnjë kufiri të padrejtë dhe i asnjë pushtuesi sado i fortë ushtarakisht.”, ka thën Gërvalla.

Ajo ka shtuar se Beteja e Koshares e zë një vend të veçantë në kujtesën historike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Jo vetëm për guximin e jashtëzakonshëm që u tregua aty, jo vetëm për strategjinë e rrallë ushtarake që çojë në fitore, por sepse aty u dëshmua se liria e Kosovës nuk po kërkohej më si e drejtë morale e politike, por po mbrohej dhe po fitohej në fushëbetejë me ushtarë dhe oficerë trima, të përgatitur, liridashës deri në vetëflijim.”, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy