Gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve ekonomike në vend.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim është folur për mbështetjen e mëtejshme të BERZh-it në sektorë kyç, përfshirë energjinë, ujërat dhe transportin publik. Kurti ka kërkuar që institucioni financiar ndërkombëtar të vazhdojë financimin dhe mbështetjen për sektorin privat në Kosovë.
Po ashtu, ai ka theksuar siç thuhet në njoftim përkushtimin e Qeverisë për të avancuar projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e përbashkëta me BERZh-in.
Në fund të takimit, kryeministri ka falënderuar presidenten e këtij institucioni për mbështetjen e deritanishme dhe partneritetin në zhvillimin ekonomik të vendit.

