Analisti Baton Haxhiu supozoi se një njeri që shkon në takim vetëm, referuar Lumir Abdixhikut tek Albin Kurti, “nuk e propozon askënd tjetër përveç vetës”, për president të vendit.
Por, Haxhiu thotë se “Albini e ka pas një Vjosë dje ajo që i ka ndodhë në Davos e Uashington nuk ka dëshirë t’i ndodhë edhe njëherë. E ka një të ngjashëm, e ai është Lumir Abdixhiku…”, tha Haxhiu.
Sipas tij “njeriu që shkon me bisedu veç me të nuk e propozon askënd tjetër përveç vetës”, tha Haxhiu në Pressing. Duke shtuar se “Së paku njeriu i cili do me pas dikë së paku Kujtim Shalën e kishte marrë (në takim)”.
“Strategjikisht VV është tre hapa para Lumirit”, konsideroi ai.

