Siguroi kushtet për vrasjen e tre shtetasve shqiptarë në 2017, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari 

by Nexhat

Është ekstradua këtë të enjte nga Italia në Shqipëri, Aleks Ndreka, alias Aleks Deda, 49 vjeç, i njohur si “Leksi i druve”, nën akuzë për dosjen “Revanshi”.

Sipas raportimeve të policisë, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet  se ka siguruar informacione mbi vendndodhjen e tre shtetasve shqiptarë dhe se ka organizuar dhe koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke planifikuar pritë me qëllim vrasjen e tyre.

banner

“Në vijim të koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit A. N. alias A. D., 49 vjeç.

49-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi A. N. alias A. D. akuzohet se pasi ka siguruar informacion mbi vendndodhjen e 3 shtetasve shqiptarë,   ka organizuar dhe ka koordinuar bashkëpunëtorët e tij, duke organizuar prita, me qëllim vrasjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë./EuronewsAlbania/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy